Categories Lajme

“Nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë derisa…”- Kryediplomati holandez tregon dy kushtet kryesore për vendin tonë

“Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat pa rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.  Deklarata bëhet nga ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, vend i cili ka vënë veton për hapat e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën e integrimit. Sipas tij, para se të hapen negociatat, Shqipëria duhet të tregojë një angazhim të qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. I pyetur në lidhje me veton e Francës, Danimarkës dhe Holandës për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, Blok tha se pavarësisht rezervave pozicioni i vendeve të BE-së është i qartë se e ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Evropian.

“Ky qëllim përfundimtar është i palëkundshëm”, tha ministri holandez në një intervistë për gazetën kroate “Jutrnji List”. Blok ka deklaruar se nga Shqipëria kërkohet angazhim i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është veçanërisht thelbësor. Ka pasur reforma të rëndësishme ligjore dhe janë krijuar institucione të reja të drejtësisë. Sidoqoftë, përpara fillimit të negociatave të pranimit, Shqipëria do të duhet të tregojë një angazhim të qëndrueshëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, është shprehur. Ai theksoi se është e rëndësishme që Shqipëria dhe Maqedonia të vazhdojnë me reformat dhe se Holanda është e gatshme t’i ndihmojë këto vende me sfidat e ardhshme. Ai shtoi se “Këshilli i Evropës do të diskutojë çështjen e Ballkanit, përpara Samitit të majit 2020”, që do të mbahet në Kroaci. Kroacia mban presidencën e radhës të BE dhe një nga agjendat kryesore të saj është integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME