Categories Lajme

Plas skandali i fundit i Valbona Sakos

Ish-kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako, e cila nuk mbushi as tre muaj në detyrë dhe e braktisi atë në momentin më kritik, kërkon lekët e lejes. Ky është një rast flagrant, ku një i ri zgjidhet kryetare bashkie nga një “dhuratë” politike pas tërheqjes së Vangjush Dakos, dhe ditën e parë që vihet në provë siç ishte rasti i tërmetit tragjik të 26 nëntorit, jep dorëheqjen pasi nuk përballon dot ngarkesën pa folur pastaj për lumturinë e saj për viktimat. Në një kërkesë të firmosur prej saj, siguruar nga CNA.al, kërkon t’i paguhen javët e lejes. Në fakt, sipas ligjit dhe Kodit të Punës, përcaktohet qartë se përfitohet 2.2 ditë leje kalendarike kur ke një muaj punë. Dhe në rastet kur braktis detyrën, prish kontratën në mënyrë të njëanëshme dhe nuk paraqitesh në punë, nuk jepet as leje as shpërblim. Sako, me gati tre muaj në Bashkinë e Durrësit, nuk mund të ketë më shumë se një javë pushim. Por, zonja në fjalë ka kërkuar tre javë leje, a thua se u bë copë, njeriu që braktisi detyrën në kulmin e katastrofës që ndodhi në Durrës.

Sako është rasti më skandaloz i politikës shqiptare. Është turpi se kujt iu dorëzua Durrësi dhe kush e mori drejtimin e qytetit bregdetar në zgjedhjet e 30 qershorit. Por përtej zgjedhjeve, fakti që braktisi detyrën në një moment tragjik, jo vetëm duhet t’i detyrojë institucionet të mos japin pagesat, por ta çojnë dhe në përgjegjësi penale, dhe kjo në Shqipëri nuk ndodh. Braktiset detyra por kërkojmë dhe lekët e lejes me çdo kusht. Valbona Sako është shembulli më i shëmtuar i një kryebashkiakje të dështuar në detyrë por, që nuk ngopet dhe do të marrë çdo qindarkë të taksave të shqiptarëve për ta futur në xhepin e saj për meritën e vetme se nuk punoi dhe braktisi detyrën atëherë kur qytetarët e qytetit që e zgjodhën kishin më shumë nevojë për të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME