Categories Lajme

Nuk ka më vende në Infektiv! Ka shtruar të ëmën, vajza përlotet…

Gjendja në spitalin Infektiv në Tiranë nuk është aspak e mirë, ku për shkak të mbingarkesës, ka pacientë që fillimisht e marrin trajtimin në ambulancat që qendrojnë në oborrin e QSUT-së. Për shkak se në spitalin Covid 3 dërgohen rastet më të lehta, urgjencat nuk mund të drejtohen aty, ndërkohë që në oborr gjenden shumë familjarë, që presin lajme nga bluzat e bardha për të afërmit e tyre.

Një vajzë e cila ka shtruar të ëmën pak minuta më parë, tregon se e ka bërë tamponin rreth një javë më parë dhe ende nuk ka marrë një përgjigje, edhe pse të atin e ka të prekur me Covid, dhe e ka trajtuar në kushtet e shtëpisë.

“Mamin e lanë një orë në ambulancë, na kërkuar informacion mbi emrin mbiemrin, dhe diagnozat që ajo ka pasur, pasi ka sëmundje të tjera shoqëruese. Kam edhe babanë e infektuar, kemi marrë infermierë në shtëpi, që e kanë trajtuar, nuk e dimë çfarë do bëhet. 

Na kanë dhënë rekomandime, mjekja e familjes ma ka shpëtuar babin, është shumë shumë e mirë. Infermieri që ka ardhur ka qenë shumë korrekt, por kostot financiare janë të mëdha, çfarë mund të them unë, se kam paguar për ilaçe, serumet, infermierin, shyqyr që ka ardhur se dhe ai ka rrezikuar jetën e tij. 

Mami ka qenë pa qejf vetë, ka qenë e dobët. Unë e kam bërë tamponin që të premten e kaluar, dhe nuk më kanë kthyer përgjigje akoma, kam mbetur dhe papunë, ku të ankohem, thjesht pres përgjigje”, shprehet një prej familjareve për gazetaren e Fax News Fjona Çela.

“E nxora dje babin dhe e solla sërish këtu, e kanë marrë brenda tani, unë jam shumë e kënaqur me shërbimin për të dy prindërit që kanë qendruar këtu për 12 ditë”, shprehet një tjetër e afërme. “Unë kam burrin, ishte keq me frymëmarrjen, erdhi pak në vete, dhe e sollën mbrëmë këtu.

Në orën 5-6 thonë na sillni gjërat që doni tia çoni, po nuk del një infermiere që të na thonë ça i duhet. Ne kemi ardhur për mirë këtu, me shpresë, ça të bëjmë, sa të futeshim 2 minuta ta shihnim si është”, shprehet një tjetër qytetare e cila ka bashkëshortin e saj brenda të shtruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qarkullonte me armë në qytet/ 30 vjeçari bie në pranga gjatë kontrolleve në Mallakastër…

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar!

Policia e Shkodrës është e bindur tashmë se vënia e sasisë së lëndës plasëse në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME