Categories Lajme

Gjermania dhe 4 shtete të tjera kundër Shqipërisë për negociatat, ja kushtet që nuk u përmbushën

Hapja zyrtare e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, bëhet pothuajse e pamundur, kjo pasi 5 shtete anëtare konsiderojnë se Shqipëria nuk ka përmbushur parakushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Siç raporton Erisa Zykaj per ABC news, këto shtete konsiderojnë, se kushti për reformën elektorale nuk është përmbushur. Erisa Zykaj raporton se pesë shtetet, që dihet tashmë se janë Holanda, Danimarka, Gjermania, Spanja dhe Franca, shkojnë përtej përtej vlerësimit të Komisionit Europian për mosplotësimin e dy parakushteve lidhur me mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Ligjin për Median.

Këto shtete, sipas gazetares, konsiderojnë se kanë një vlerësim më realist se Komisioni Europian për reformat kyçe në Shqipëri dhe, se për mbajtjen e konferencës e parë ndërqeveritare duhet të plotësohen të gjitha parakushtet.

Pikat që kërkojnë më tej të zbatohen, 5 shtetet në fjalë: -Respektimi i opinionit të Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese në kodin zgjedhor. – Garantimi i transparencës së financimt të partive politike, për të cilën ka vetëm një udhërrëfyes, por jo një plan zbatimi. -Gjermania, Franca, Danimarka, Holanda dhe Spanja janë dakord me Komisionin Evropian, se kushti për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese nuk është përmbushur. Por ato bëjnë dallimin për Gjykatën e Lartë, duke cilësuar se Gjykata e lartë me 3 nga 19 gjyqtarë nuk mund të konsiderohet si funksionale. -Edhe pse mirëpritet ngritja e SPAK, vihet theksi tek mungesa e një gjurme provash për hetime, ndjekjeve penale dhe dënime të zyrtarëve të lartë. -Vlerësohet se për BKH nuk ka asnjë tjetër emërim përveç drejtorit dhe se është e rëndësishme që të zhvillohen rekrutimet e mëtejme, në mënyrë që kjo strukturë të jetë plotësisht funksionale.

-Mbështetet vlerësimin i Komisionit Evropian lidhur me ligjin për median ndërsa kërkohet përparimi në fushën e lirisë së shprehjes nëpërmjet ndjekjes së rekomandimeve të Komisionit të Venecias. -Kërkohet vijimi i zbatimit të planit të veprimit për adresimin e rekomandimeve të Task Forcës së Veprimit Financiar dhe bashkëpunimin me autoritetet përkatëse të vendeve anëtare. -Vihet në pah po ashtu se numri i përgjithshëm i kërkesave të azilit, edhe pse është ulur mbetet i lartë dhe nevojiten përpjekje të vazhdueshme nga autoritetet shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME