Mami i reperit të dashur për publikun, Ledri Vula, i gëzoi pak para kohe fansat, kur publikoi një foto me një bebe në krahë. Teksa nusja e saj, Sara Hoxha pritet të lindë së shpejti, të gjithë janë ngatërruar duke menduar se mbesa e saj erdhi në jetë. Por nuk është kështu. Kur pa se të gjithë po ngatërroheshin, Xheraldina Vula vendosi që të sqaronte ndjekësit. Ajo zbuloi se është nipi i saj dhe jo vajza e Sarës dhe Ledrit.


“Me jetë të gjatë e qoftë e lumtura e botës ??”– shkroi moderatorja Albana Osmani. ‘Është nipi i Ditës zemër ♥?,”- iu përgjigj nëna e këngëtarit. Kujtojmë se dy ditë më parë, Sara Hoxha publikoi një foto nga salla e lindjes, duke treguar se foshnja pritet të lindë nga momenti në moment. Por deri tani ende nuk ka lajme se Sara dhe Ledri mund të jenë bërë prindër për herë të parë.
