Categories Lajme

Nuk ka shpërblim për pensionistët! Ministrja: Do shohim në dhjetor nëse na teprojnë para

Ministria e Financave po analizon situatën buxhetore për të parë se sa para mund të teprojnë nga projektet që nuk po finalizohen në 2019,për ti riakoluar si shpërblim fund viti për pensionistët dhe familjet në nevojë. Ministrja e financave, Anila Denaj tha deri në fillim të dhjetorit do të kemi një përgjigje.

Denaj: Kemi thënë që gjithmonë është parë në dhjetor, pasi është bërë një analizë, se çfarë kursimesh janë fituar. Ne jemi akoma në nëntor. Me lejoni të bëjmë një analizë, të përfundojmë buxhetin, jemi duke parë kursimet dhe në përfundim do themi nëse do mundemi apo jo. Bëhet fjalë për 3 mld lekë. Kështu që ne duhet të gjejmë nga kursimet një shumë të tillë.

Pothuajse çdo vit, qeveria ka dhënë nga 3 mijë deri në 5 mijë shpërblime fundviti për pensionistët dhe familjet në nevojë. Shuma totale që nevojitet është rreth 3 miliardë lekë pse 30 milionë dollar, përcjell top channel.

Qeveria është në një situatë të shtrënguar financiare edhe për shkak të ngadalësimit të ndjeshëm të rritjes ekonomike në gjysmën e parë të vitit. Ndërkohë dhënia e shpërblimit të pensionistëve do të kërkojë një tjetër ndryshim në buxhetin e këtij viti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME