Categories Lajme

“Nuk kalohet kjo me deklarata”, Edi Rama fshikullon perëndimin

Kryeministri Edi Rama ka bërë deklarata të të forta edhe ndaj ndërkombëtarëve e sidomos vendeve demokratike në lidhje me qëndrimin ndaj Kosovës, duke kujtuar plagët që shkaktuan serbët në Kosovë dhe marrje e rolit të viktimës nga ana e agresorit.

Kryeministri tha se nuk është koha për të dalë kundër drejtësisë por për të kërkuar të vërtetën, ndërsa shprehu keqardhjen për qëndrimin e perëndimit, taksa me tone të larta, ka marrë në mbrojtje Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, teksa citoj se karriget e drita të kuvendit janë të padobishme nëse nuk përdoren për të thënë të vërtetën

“Edhe tani që flasim lexojmë aty rreth 100 viktima ç’është kjo rreth 100 viktima. Ata që bënë një luftë përballë barbarisë së Beogradit, flitet me rreth 100 pse jo me rreth 1000 apo rreth 50. Në nëntokën e Serbisë vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, dhe në këmbim të drejtësisë, arrijnë të marrin nga Europa dhe vendet demokratike vetëm heshtje.

Në këtë moment dorën në zemër kur thonë në Kosovë është e pashmangshme të mos kujtojmë historinë dhe mizorinë  e tyre ndaj popullit shqiptar në Kosovë, mungesa e drejtësisë historike në serbi. Nuk kalohet kjo me deklarata, si qëndrimet në autobus me dy sedilje. Nuk është fjala për të dalë kundër drejtësisë, por për të thënë të vërtetën kumbuese. Në fund të ditës të gjitha këto foltore dhe karrige prej druri nuk kanë asnjë vlerë. Ka vlerë sa përdoren për të thënë të vërtetën. E cila në momente të caktuar mund të mos ju vijë përshtat shumë miqve të mirë e të mëdhenj, më vjen vërtetë keq për ta.

Krimet e kryera prej disa udhëheqësve të mëdhenj, të Jugosllavisë është dënuar në Tribunalin e Hagës, por të shohësh në pasqyrë, Gjykata themelore e Kosovës dhe e Serbisë, lexon si në Kosovë është lëshuar ofensiva e agresionit, në Serbi janë thjeshtë viktima, pasi nëse në Kosovë Odiseja e drejtësisë ndërkombëtare vazhdon prej 21 vjetësh, në Serbi dhe veçanërisht për krime në Kosovë dhe ndaj shqiptarëve të Kosovës, zero. Si një nishan që në fytyrën e gjithë atyre që me të drejtë kërkojnë drejtësi deri në fund. Nuk i kam parë jo të revoltohen por as të kërkojnë të paktën të njëjtën gjë ndaj agresorëve më në krye Sllobodan Millosheviçin. Madje një proces gradual rehabilitimi për një proces viktimizimi vazhdon me sukses për fatin e ke.”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME