Categories Lajme

“Nuk kam asnjë lek”, Armand Duka flet hapur: Prona sa të duash, kesh jam “trokë”

I ftuar në studion e “Opinion”, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, bëri një rrëfim ndryshe mbi jetën e tij, stadiumin dhe Kombëtaren.

Stadium me kullë? “Shpresoj të mos të jetë vepra e fundit e këtyre niveleve. Brenda çdo vepre ka dhe kritikat e veta, por ne patjetër që kemi arritur të bëjmë diçka të mirë. Jam shum i gëzuar që kemi një stadium. Një stadium që besoj do të ndikoj edhe tek njerëzit që konsumojnë ditën. Të kishim një stadium që do ta pëlqenin të gjithë, do të bënim atë që thoshte Nastradini. “Ta vinim në qerre dhe ta rrotullonim nga donin të gjithë”. Balanca e stadiumit besoj është pozitive, është një objekt shumë i mirë për Shqipërinë. Për FSHF-në është nga më të mirat e mundshme, sepse kushtet e futbollit janë maksimale dhe ne nuk na prish punë kulla”, tha në fillim Duka.

Pse president i futbollit? “Nuk ka qenë në ambiciet e mia të jem në krye të federatës. Nuk e dija që ekzistonte. Gjithsesi, ashtu erdhën rrethanat dhe më pas më rrëmbeu topi dhe të mirat e të bukurat e kësaj loje. Shkollën ma kanë caktuar. Ekonomi në fakultetin e Industrisë së Tiranës. Më kanë emëruar në Burrel, rreth katër vite, deri në fund të viteve ’90 dhe më pas u riktheva në Durrës”, tha Duka.

Thonë qe ke shumë lekë? “Të them të drejtën skam asnjë lekë, por kam prona (qesh). Kam aq lekë sa kam në 91 aq kam edhe tani. Ka të pasur që punojnë me ‘Cash’, ka me biznes e me prona. Ka nga ata që kanë tendencën të prodhojnë lekë e të investojnë. Unë se kam këtë”, tha Duka.

E ardhmja: Objektivi është i vështirë. Por pse jo është të rikthehmi në Euro 2020. Ne kemi shanse reale. Shqipëria pas 30 viteve është tepër e zhvilluar. Asnjë shqiptar para 30 viteve nuk e ka menduar të arrinim këtu ku jemi. Fëmijët tanë kudo që shkojnë janë të parët e klasave. Ne jemi zhvilluar shumë sot. Jemi aty ku duhet të ishim dhe kemi pretendime për më shumë”, përfundoi Duka.Opinion

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME