Categories Lajme

“S’më dëgjuat. Më quajtët të çmendur”/ Meta: Ndërkombëtarëve nuk u bëhet vonë

Presidenti Ilir Meta shprehet se zgjidhja e krizës nuk duhet të vijë vetëm nga Presidenti, por edhe nga vetë qytetarët. Sipas tij, reagimi i tyre duhet të jetë më i madh, ndërsa theksoi se duhet të kërkojnë llogari e të paraqesin kërkesa, pasi vendi është i të gjithëve. I ftuar këtë mbrëmje në “RtvOra”, kreu i shtetit shtoi mes të tjerash që mos t’i kenë shpresat vetëm tek ndërkombëtarët. Ndër të tjera, Meta u shpreh se edhe atëherë kur ai paraqet një problem serioz, nuk dëgjohet, por injorohet dhe i kundërvihen.

“Të mos presin thjesht nga ndërkombëtarët se ndërkombëtarëve nuk u bëhet shumë vonë. Pranojnë çdo gjë që pranojnë shqiptarët. Të tregojmë të gjithë që jemi një popull i cili ka kërkesa, kërkon llogari, kërkon përgjegjësi, të gjithë bashkë. Mos prisni çdo gjë nga Presidenti, Presidenti i ka bërë dhe i bën. Nuk e dëgjoni me vëmendje presidentin, mendoni që u nxeh.

Jo, Presidenti edhe kur e ngre zërin, e bën për të treguar që këtu ka një problem serioz. Presidenti çon letër në 29 korrik dhe thotë kini kujdes se 1,2, 4,5 arsye më krijojnë shqetësimin se mund të goditemi nga një tërmet shumë i fortë prandaj të marrim masa. Për gjysmë ore letra del në media dhe thonë u çmend presidenti. Dakord. Presidenti me këta po punon, kjo është përgjegjshmëria e presidentit, kjo është përgjegjshmëria dhe niveli i bashkëpunimit të tyre. Presidenti i thotë 2 muaj rresht respektoni radhën për Gjykatën Kushtetuese. Ky është fundi për një shtet demokratik. Presidenti po bën të gjitha ato që mund të bëjë por edhe të gjithë ju e keni lënë pak vetëm Presidentin”, tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME