Categories Lajme

Nuk mjaftojnë 700 Eurot për provim, ish-burrit të Linda Ramës i zbulohet tjetër shkelje

Thanas Xhillari, ish-bashkëshorti i gruas së Kryeminsitrit, Linda Ramës, është një nga pedagogët e denoncuar vazhdimisht nga ana e studentëve se kërkon deri në 700 euro për dhënien e një provimi.

E sikur të mos mjaftonte kjo Lëvizja ‘Për universitetin’ ka publikuar një tjetër shkelje të pedagogut që zhvillon mësim në Fakultetin e Shkencave të Natyës.

Ai ka zgjatur kontratën e punës pas mbushjes së moshës së pensionit në shkelje flagrante të ligjit të arsimit të lartë, pasi ai nuk zotëron titullin profesor i asocuar që ta gëzojë këtë të drejtë.

Denoncimi i Lëvizjes së Universitetit:

Në takimin në Elbasan Edi Rama mori në mbrojtje një pedagog “të nderuar”, të cilit, sipas tij, ishte bërë padrejtësi e madhe duke u denoncuar publikisht për korrupsion. “I nderuari” nuk është tjetër përveçse Thanasi famëkeq i Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Se kush është Thanasi, mjafton të flisni me studentët e atij fakulteti. Në çdo tryezë diskutimi që kemi realizuar atje, emri i parë që përmendej për korrupsion ishte pikërisht Thanasi. Faqet virtuale të studentëve të FSHN gëlojnë nga akuzat dhe rrëfimet për të. Për të inkurajuar studentët e FSHN, përpara një viti hapëm një banderolë të madhe “Mr. 700 Euro”, që u referohej të gjithë Thanasëve të atij fakulteti e më tej. Kurrë nuk kemi gjetur aq shumë mbështetje nga studentët e atij fakulteti.

Mirëpo prapësitë e Thanasit nuk mbyllen me një proces gjyqësor ku policia dhe prokuroria nuk u zotua për asnjë çast të mbrojë dëshmitarët të cilët, po të thoshin të vërtetën, rrezikonin nga djegia e diplomës te burgosja për korrupsion aktiv.

Nga hulumtimi i deritanishëm kemi zbuluar se Thanas Xhillarit, të ditëlindjes 31 korrik 1953, i është zgjatur kontrata e punës pas mbushjes së moshës së pensionit në shkelje flagrante të ligjit të arsimit të lartë 80/2015. Në nenin 65 (Kohëzgjatja e punësimit të personelit akademik), pika 2 shkruhet qartë:

“Personeli akademik, që mban titullin “Profesor i asociuar”, shërben në detyrë deri në moshën 65 vjeç. Mbështetur mbi nevojat e institucionit të arsimit të lartë dhe me pëlqimin e tij, ai mund të shërbejë në detyrë edhe pas moshës së lartpërmendur, përmes kontratave me kohëzgjatje deri në një vit, të përsëritshme, sipas përcaktimeve në statutin e institucionit të arsimit të lartë.”

Sipas faqeve ueb të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Universitetit të Tiranës Thanas Xhillari mban gradën shkencore “Doktor shkencash”.

Shtrohet pyetja: Mbi ç’bazë ligjore i është zgjatur kontrata Thanas Xhillarit pas mbushjes së moshës së pensionit (31 korrik 2018) kur nuk ka titullin “Profesor i asociuar”?!

Më tej, mbi bazën e cilave norma etike i zgjatet kontrata e punës një pedagogu të përfolur masivisht nga studentët për shkelje të etikës pedagogjike – duke filluar nga mitmarrja, mosvendosja e pikëve në tezën e provimit e deri te refuzimi për të ballafaquar provimet e korrigjuara?!

Thanasët janë turpi i universitetit tonë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME