Categories Lajme

“Nuk mund të na vijnë këtu me ligjet e Arabisë Saudite”/Hazizaj: Prokuroria ta hetojë Dervish Hasin edhe për vepra të tjera

Kreu i CRCA, Altin Hazizaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për rastin e mjekut Dervish Hasi, i arrestuar si i dyshuar për disa vepra penale, pasi u mësua se është “martuar” me katër gra, njëra prej tyre minorene.

Hazizaj tha se Prokuroria duhet ta hetonte mjekun edhe për vepra të tjera dhe se ai ka shpërdoruar detyrën dhe e ka mashtruar 14 vjeçaren.

“Më bën përshtypje që Prokuroria nuk ka çuar akuzë penale edhe për vepra të tjera, e para mjeku ka kryer disa veprime që janë të ndëshkueshme nga ligji penal siç është kjo martesa e shtirur.  Ai ka qenë mjek, në pozicion zyrtar, e para e ka mashtruar vajzën. Fakti që prindërit ankohen, do të thotë se është mashtruar. Aty ka shpërdorim të pastër të detyrës. Ka ndodhur në të njëjtën klinikë që vajza takonte gjyshen e saj.

Tani kjo puna e martesës. Këta nuk mund të vijnë me ligjin e Arabinë Saudite dhe ti trajtojnë fëmijët si atje. Është e turpshme dhe e papranueshme. Ligji në Shqipëri e ka të qartë. Një adoleshent edhe mund të ketë marrëdhënies seksuale por ka disa kufizime.

Tjetra, në rastin e zotërisë, ai nuk ka hyrë në një marrëdhënie konsensuale, por në një marrëdhënie mashtruese. Zotëria e dinte që ishte me tre gra të tjera dhe donte të shtonte harremin”, tha Hazizaj.

Hazizaj deklaroi gjithashtu se organizata që ai drejton, ka kërkuar që Parlamenti të ndryshojë ligjin për moshën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale në 16 vjeç nga 14 vjeç, që është sot, por një nismë e tillë është injoruar.

“Kemi kërkuar që Parlamenti ta ndryshojë moshën në 16 vjeç. Nuk kemi asnjë përgjigje, siç nuk ka edhe për shumë vepra të tjera penale, që duhet të ishin të tilla”, tha Hazizaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME