Categories Lajme

Nuk ndalen protestat/ Agjentë tërheqin zvarrë studentët

Deri në 30 persona janë arrestuar, për pjesëmarrje në protesta, të konsideruara të paligjshme në Bjellorusi. Agjentët e maskuar të sigurisë kanë tërhequr studentët nga rruga dhe i dërguan nëpër furgonë, teksa protesta të reja kanë shpërthyer në Bjellorusi kundër presidentit në detyrë Aleksandër Lukashenko.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, studentët organizuan protesta në disa vende në kryeqytet, përfshirë jashtë Institutit Gjuhësor Shtetëror të Minskut, ku policia kishte arrestuar pesë persona të premten, kanë raportuar mediat lokale bjelloruse. Diku tjetër burra të maskuar tërhoqën zvarrë studentët të cilët ishin mbledhur në një restorant në rrugën Karl Marx në qendër të Minskut, ndërsa disa nga protestuesit bërtisnin “tribunal”.

Mijëra gra më vonë mbajtën një marshim të veçantë nëpër Minsk pasdite, duke thirrur “duart larg fëmijëve” si një nga parullat e tyre, shkruan Reuters. Një ish-menaxher i fermës kolektive sovjetike, Lukashenko ka luftuar të përmbajë një valë protestash dhe grevash masive që kur fitoi një mandat të gjashtë në zgjedhjet muajin e kaluar, për të cilët kundërshtarët thonë se ishin manipuluar. Ai mohon mashtrimin elektoral.

Lukashenko më parë ka hedhur poshtë pandeminë e koronavirusit si një “psikozë” që mund të trajtohet duke pirë vodka dhe duke marrë sauna. Mirëpo, të shtunën, Lukashenko tha se protestuesit dolën në rrugë dhe kreu i shtetit deklaroi se “ata përbëjnë rrezik në përhapjen e Covid-19”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME