Categories Showbiz

Nuk ndalojnë këngët nga ish-përputhasit! Arsimi është i radhës (Video)

Në mes të muajit mars, Arsimi vendosi të largohej përfundimisht nga “Për’puthen”. Ai tha se do të largohej për shkak të disa arsyeve private. I pyetur më tej nga Bora, ai shtoi se duhet të rikthehet në Zvicër për t’i bërë disa vizita djalit të tij. Mirëpo, menjëherë pas daljes nga “Për’puthen”, u zbulua lidhja e Arsimit me ish-konkurrenten e emisionit, Ana Lleshin.

Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” konfirmuan raportin e tyre, të cilin edhe Ana e pranoi më vonë gjatë një interviste. E pyetur për raportin e saj me djalin nga Maqedonia gjatë një interviste për Top Albania Radio, Ana u vendos në siklet duke pranuar “Ku ka zë, nuk është pa gjë”. Ndërkohë që po shijon romancën me Anën, Arsimi po bëhet gati që t’i futet tregu muzikor, si shumë konkurrentë të tjerë të ‘Për’puthen”.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, dikush e ka pyetur Arsimin se cili është ëndrra e tij më e madhe. “Se do të bëhem një raper i sukesshëm”, është përgjigjur ai, duke publikuar një pjesë nga kënga ë e parë që ka realizuar.Arsimi ka zbuluar se kjo këngë do të publikohet deri në fund të muajit prill ose fillim të majit.

“Më besoni, unë do të bëj çmos që të dalë në fund të Prillit, në fillim të majit, por do të jetë me ju gjatë gjithë vitit”, ka treguar ai. Edhe Ana ka zbuluar se do t’i futet muzikës, ndaj na mbetet të shohim nëse do të kemi në të ardhmen një bashkëpunim mes çiftit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME