Categories Lajme

Nuk ndihmoi gazetarët e “Le Iene” për Alvin Berishën, Gent Gazheli emërohet drejtor i Doganave

Taktikë elektorale apo korrigjim gabimesh? Ndoshta për të dyja bashkë, Edi Rama ka nisur valën e shkarkimeve të drejtorëve me rëndësi, vendim të cilin e kishte njoftuar në disa mbledhje rresht të shtabit të tij elektoral. I pari është Gjon Bardhi. Ai u shkarkua si drejtor i Përgjithshëm i Doganave pa bërë ende një vit në krye të institucionit më me rëndësi që sjell të ardhura në arkën e shtetit. Pulti i traut doganor tashmë  do të jetë në duar të Gent Gazhelit, mbi emrin e të cilit Edi Rama ka vendosur frimën. Gazheli nuk është një emër i ri apo rastësor në oborrin socialit. Ai ka shërbyer më herët si Drejtor i Parandalimit të Pastrimti të Parave dhe më pas, u dërgua nga Rama amabsador në Turqi.

Gazheli tha dorëheqjen  nga ky post në nëntor të vitit 2019, pak ditë pasi emisioni investigativ italian Le Iene, publikoi një telefonatë me të, ku ambasadori shfaqtë neglizhencë për të ndihmuar Alvin Berishën, vogëlushin shqiptar që kishte ngecur në kampin Al Hol në Turqi.

Pas rikthimti në atdhe, Gent Gazheli mori sërish besimin e kryeministrit për një post me rëndësi, sic është drejtimi i doganave. Për shkak të pandemisë, edhe doganat kanë pasur një realizim të dobët të të ardhurave. Sipas të dhënave të MF, krahasur me një vit më parë, doganat kanë arkëtuar 76 milionë euro më pak krahasuar me 6-mujorin e parë 2019. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME