Categories Lajme

Nuk paguan dot qiranë, 67-vjeçarja nga Lezha, nënë e 8 fëmijëve, përfundon në mes të rrugës: Fle jashtë

Lina Marku ka rritur me mundim 8 fëmijë, dy djem dhe 6 vajza. Bashkëshorti është ndarë nga jeta nga sëmundje e pashërueshme, e tashmë që fëmijët kanë krijuar familjet e tyre, 67-vjecarja gjendet mes 4 rrugëve.

E takuam në lagjen “Nënë Tereza” në periferi të Lezhës, ku ajo qëndron pas një dere të kyçur. Në oborr ka ato pak sende personale, që nuk ka ku ti transferojë. Siç na tregon, ka banuar në këtë shtëpi me qira deri para një jave, por për shkak të pamundësisë për të paguar i zoti i shtëpisë e ka nxjerrë jashtë… Ka edhe shumë borxhe për të shlyer në OSHEE dhe Ujësjellës.

“Jashtë jam prej tre netësh. Nuk kam mundur të paguaj qiranë e shtëpisë, as dritat as ujin s’mund ti paguaj. Jam e sëmurë me diabet me sëmundje, me një veshkë, nuk shoh mirë”, tha ajo.

Lina Marku me origjinë nga Puka dhe banim në Lezhë është nxjerrë nga banesa ku jetonte prej 5 vitesh. Gruaja e vetmuar dhe e sëmure thotë se e vetmja e ardhur për të është pensioni me vlerë 120 mijë lek të vjetra, gjysma e të cilave i shkojnë për ilaçe.

“Kam për vete kam pensionin, u ndava me djalin se nuk i dhanë asistencën dhe djali një asistence 75 mijë lek merr. Jam e lodhur e mbaruar, askush s’mund të më ndihmojë nga familja. Kërkoj nga shteti të më strehojë”, u shpreh gruaja e moshuar.

Ajo kërkon nga Bashkia e Lezhës një vendstrehim, ndërsa thotë se fëmijët e saj të gjithë në moshë madhore nuk janë në gjendje të mirë ekonomike. I kontaktuar me telefon, Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu u shpreh se është në dijeni të rastit por 67-vjeçarja e ka pasaportizimin ne Puke dhe i është kërkuar qe te zhvendos dokumentacionin ne Lezhe. “Menjëherë pas aplikimit do të gjendet zgjidhje për strehimin e saj”, premtoi Ndreu. /shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME