Categories Lajme

Nuk përgjigjej në telefon prej 3 ditësh, 60-vjeçari gjendet i pa jetë në banesën e tij në Berat

Një 60-vjeçar nga lagjia “Çlirim” në qytetin e Beratit është gjetur sot pa shenja jete në banesën e tij.

Farudin Dyrmishi jetonte i vetëm në një pallat në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni” dhe prej 3-ditësh nuk po ju përgjigjej në telefon familjarëve,të cilët kanë njoftuar policinë.

Kanë qenë efektivët e shërbimit zjarrëfikës ata që kanë hyrë me shkallë nga ballkoni i banesës dhe e kanë gjetur të shtrirë në krevat dhe pa shenja jete. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë,që po kryejnë procedurat e para hetimore.

Sipas policisë,dyshohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale pasi në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune,ndërkohë që nga të afërmit konfirmohet se ai kishte probleme me tenionin.

Trupi i pajetë i 60-vjeçari u transportua drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do kryhet autopsia mjeko-ligjore,që do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes së tij

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aktivisti Baki Goxhaj rrëfen tmerrin në flotiljen humanitare: Na lidhën dhe na dhunuan

Flotilja humanitare në të cilën ndodheshin aktivisti vlonjat Baki Goxhaj, por edhe persona të tjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Cilat janë shenjat më me fat të Horoskopit në muajin Qershor?

Sezoni i Binjakëve ka mbërritur zyrtarisht dhe solstici i verës është shumë afër, por së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gramsh, automjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllën

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmë në qytetin e Gramshit, ku një automjet ka dalë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Objekti i dyshimtë pranë Ambasadës Amerikane/ Kova me fasule ngre në këmbë policinë

Një objekti i dyshimtë alarmoi mëngjesin e sotëm banorët në zonë e Rrugës së Elbasanit, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti kriminal i shqiptarëve ‘mbushën’ Italinë me kokainë, media italiane: Duhet goditur ‘koka kryesore’ në Shqipëri

Pas çmontimit të rrjetit kriminal të tre grupeve të ndryshme shqiptarësh që furnizonin me kokainë…

LEXO ME SHUME