Categories Sport

Nuk po gjen dot ekip, nis tallja me CR7. Modestët italianë: Hajde te ne, të japim fanellën me numrin 10

Një re pasigurie duket se qëndron mbi të ardhmen e Cristiano Ronaldos, e krijuar nga dëshira e tij për të luajtur në Ligën e Kampionëve. Këtë kompeticion nuk ia mundëson Manchester United në sezonin e ri, sepse nuk është kualifikuar dot.

Portugezi nuk e ka fshehur kurrë pakënaqësinë e tij për këtë dështim dhe po përpiqet të gjejë një zgjidhje tjetër, ndonëse nga klubi anglez filtron vullneti për të mos e lënë atë të largohet.

Ndaj, nuk dihet me 100% se ku do të luajë portugezi sezonin e ardhshëm, por në Itali është dikush që ka dashur të tallet me këtë situatë të ndërlikuar. Ky është Alberto Paleari, portieri i Beneventos, që shkroi një mesazh plot shaka për ish-lojtarin e Juventusit:

“Nëse kërkon transferimin dhe nuk di çfarë të bësh, Ronaldo, ne kemi ende në dispozicion fanellën me numrin 10. Na njofto sa më shpejt të jetë e mundur”.

Të gjitha këto fjalë të shoqëruara nga “emoji” i të qeshurës dhe një zemër për ata që e dinë mirë se shpresa e tyre nuk do të ketë një vazhdim konkret.

Për më tepër, me përjashtim të aventurës te Sporting Lisbona (28) dhe sezonit të parë me Real Madridin (9), Ronaldo ka mbajtur gjithmonë numrin ikonik 7. Një problem që është e drejtë ta nënvizojmë, nuk do të lindë…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME