Categories Lajme

Nuk “pyesin” për vendimin e Gjykatës së Lartë! Betoni dhe ndërtimi i hidrocentraleve vazhdon në Parkun Kombëtar të Valbonës

Tingujt e ndërtimeve të jashtëligjshme zhurmojnë në të gjithë Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës ndërsa makineritë punojnë intensivisht në hidrocentralet që do të degradojnë më tej lumin dhe bukuritë e Alpeve Shqiptare.

Në korrik të këtij viti, pas luftës së gjatë ligjore nga banorët e Luginës së Valbonës, Gjykata e Lartë vendosi të pezullojë të gjitha punimet ne hidrocentralet e sipër përmendura. Sipas vendimit, pezullimi i punimeve do të mbetet i vlefshëm derisa Gjykata të vendosë nëse ndërtimi i hidrocentraleve është bërë në përputhje me ligjin. Gjykata përkatëse ende nuk ka marrë një vendim, duke e bërë të paligjshëm ndërtimin aktual të hidrocentraleve brenda Parkut Kombëtar.

“Fatkeqësisht, nuk është për t’u habitur që investitori po injoron plotësisht vendimin e gjykatës. Siç mund të dëshmojnë banorët në zonë, veprimtaritë e jashtëligjshme kanë vazhduar prej kohësh. Vlen gjithashtu të rikujtohet se këto projekte nuk ishin transparente që nga fillimi, pa dëgjesa dhe konsultime të duhura publike. Për më tepër, u falsifikuan nënshkrimet e njerëzve duke prishur procedurën ekzistuese për të mbrojtur interesat kombëtare dhe publike.

Besimi i njerëzve në sundimin e ligjit në Shqipëri është në rrezik kur investitorët shpërfillin vendimin e Gjykatës së Lartë sikur ligji të mos ishte i zbatueshëm për ta ”, thotë Rea Nepravishta nga WWF Adria. “Është vërtetuar pa asnjë dyshim se projektet e vogla hidroenergjetike shkaktojnë dëme joproporcionale në krahasim me energjinë elektrike që prodhojnë. Shqipëria është tepër e varur nga hidrocentralet si burimi kryesor i energjisë dhe qeveria duhet të shikojë drejt burimeve të tjera të qëndrueshme dhe të rinovueshme të energjisë, veçanërisht ato diellore ”, përfundon ajo.

A do të reagojnë autoritetet kompetente?

Sa kohë u duhet komuniteteve lokale të vuajnë akoma nga veprimtaritë e jashtëligjshme dhe uzurpimi i natyrës? WWF Adria u bën thirrje të gjitha autoriteteve përkatëse që të zbatojnë vendimin e Gjykatës së Lartë dhe të ndalojnë të gjitha punimet e paligjshme në Parkun Kombëtar. Vendi duhet të shikojë drejt zgjidhjeve më të qëndrueshme, miqësore me natyrën në lidhje me kërkesat për energji, duke vënë nevojat e natyrës dhe njerëzve në radhë të parë./ Marrë nga faqa WWF Adria, misioni i së cilës është të krijojë një botë ku njerëzit dhe natyra jetojnë në harmoni./Shqiptarja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME