Categories Lajme

“Po kërkoja thesarin”! Davide Pecorelli kërkon punë: Jam në vështirësi ekonomike

Thesari  që ka gjetur në ishullin Montecristo, nuk i ka shërbyer biznesmenit italian Davide Pecorelli i cili ka filluar të kërkojë punë. Pasi pretendoi se kishte gjetur thesarin e Montecristo-s në disa arka, por tha se nuk ishte në posedim të tij, të hënën në mëngjes ka konfirmuar se i ka kërkuar organizatës Caritas di Citta në Castello që ta ndihmonin dhe t’i gjenin një punë, edhe si punëtor, për të mbajtur familjen.

Caritas, është një organizatë që mbështet njerëzit dhe familjet që janë në vështirësi ekonomike.  45-vjeçari Pecorelli nuk është më titullar në aktivitetet e tij ekonomike.

“Vështirësitë e mia ekonomike janë të qarta dhe kanë zgjatur prej muajsh, që kur jam nisur për Shqipëri. Në këtë fazë më duhet që të rifutem në lojë, duhet të mendoj për fëmijët, edhe pse e përsëris që nuk do të jem më sipërmarrës në Itali”, ka thënë Pecorelli.

Historia e Davide Pecorelli-t është e mbuluar e tëra me mister dhe përveç tij, askush nuk e di me siguri se çfarë ka ndodhur këto ato 9 muaj, kur ai u zhduk dhe qëndronte i fshehur në Vlorë.

Biznesmeni italian u gjet në ishullin italian 9 muaj pasi inskenoi vdekjen e tij në Pukë. Së fundmi ai është vënë hetim për vjedhje mallrash. “Po kërkoja një thesar,” tha ai kur u gjet me anijen e përmbysur në ishull, ndërsa mbante dhe monedha ari dhe objekte të vjedhura.

Po ashtu, italiani që mendohej se ishte i vdekur, në fakt shijonte jetën në Vlorë. Përpos drejtësisë italiane ai pret që të ballafaqohet me drejtësinë shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME