Categories Lajme

Nuk raportuan për ndërtimet pa leje në Kavajë, vihen në hetim tre policë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme ka vënë në hetim tre punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kavajës, pasi nuk kanë raportuar për ndërtimet pa leje në Kavajë.

Uniformat blu bëjnë me dije se është vënë në hetim, konkretisht:  F.Gj., me detyrë Operatore pranë Zyrës së Shërbimit për Qytetarët në Komisariatin e Policisë Kavajë, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, si person i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”. Ajo dyshohet se duke keqpërdorur atributet që i jepte detyra në këtë funksion, në kundërshtim me ligjin, favorizonte shtetas të ndryshëm gjatë përpilimit të dokumentacionit për pajisjen me pasaportë dhe ndërhynte për favorizime të ndryshme në sferën e ndërtimeve pa leje.

-Inspektor F.H., me detyrë Ndihmës/specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë, me masë sigurimi “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Ai dyshohet se në mospërmbushje të detyrës ka lejuar dhe nuk ka raportuar ndërtimet pa leje.

– Inspektor S.B., me detyrë Ndihmës/specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë, me masë sigurimi “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Ai dyshohet se në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka lejuar dhe nuk ka raportuar ndërtimet pa leje.

Mësohet se ndaj tyre ka prova, teksa burime zyrtare theksojnë se hetimet vazhdojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME