Categories Lajme

“Nuk shqiptoj mirë disa shkronja”, dëshmia e Agron Xhafajt: Nuk është zëri im në audiopërgjim

Gjykata e Tiranës ka revokuar vendimin për marrjen në pyetje të Agron Xhafajt, vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Trupa gjykuese vendosi që të lexojë deklarimet e Agron Xhafajt dhënë para organit të akuzës.

Në këto deklarime, ai deklaron se zëri në audiopërgjim nuk është i tij dhe bën përgjegjës Albert Veliun, i njohur si “Babalja”.

Agron Xhafaj thotë se Veliun  e njihte prej kohësh, por kishte tre vite pa u takuar me të.

Agron Xhafaj: Paraditen e datës 4 maj 2018, tre deputetët e PD-së kanë bërë një denoncim me të dhëna të rreme për të goditur vëllain tim. Dua të sqaroj që është e vërtetë që unë përdor nr me …472. Aty më telefonojnë të gjithë, ata që më duan dhe të kundërtën.

Në bisedën e publikuar dyshoj se është Albert Veliu. Ai disa herë më kërkonte para që të luante bixhoz. Unë nuk e kam takuar atë njeri. Sa herë më merrte për lekë e kam refuzuar dhe në fund i kam bërë bllok. Nuk është i vërtetë fakti që unë të kem lënë takim me të.

Në lidhje me bisedën e pretenduar në lokalin tim, aty nuk jam unë. Ajo nuk është e folura ime, për më tepër që unë kam probleme në shqiptimin e disa shkronjave. Është tërësisht e manipuluar. Nuk njoh askënd me emrin Ermal, veç një kushëririn tim. Po ashtu, nuk njoh asnjë person me nofkën Toto Qorri.

Sakaq ai akuzon ish-deputetin Salianji dhe gazetarin Olldashi se sajuan të dhëna të rreme për ti goditur vëllain Ministër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME