Pas 2 muajsh lidhje, çifti i njohur merr vendimin e papritur. Duket se nuk zgjati shumë romanca mes çiftit të njohur, Gigi Hadid dhe Tyler Cameron. Ata kanë qenë së bashku që nga muaji gusht por sipas “Entertainment Tonight”, nuk janë më bashkë në një lidhje.

Që nga momenti kur ata u fotografuan për herë të parë së bashku në New York City, çifti ka qenë i pandashëm. Madje Cameron e shoqëroi supermodelen edhe në funeralin e gjyshes së saj, në fillim të shtatorit.

Zërat për një ndarje të mundshme midis tyre kanë filluar prej disa ditësh pasi nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit. Por në intervistën e fundit për emisionin “Watch What Happens Live With”, Tyler u shpreh se ishte beqar.Ai habiti ndjekësit kur tha se Gigi është shoqja e tij dhe se ajo është e angazhuar me punët e saj në Paris. “Unë jam në pikën ku nuk dua të flas për marrëdhëniet e mia. Nuk jam i dashuruar me askënd tani, jam i dashuruar me veten time”, vijoi më tej modeli.
