Synon të afrojë Eriksen dhe Van de Beek Pavarësisht se kryeson La Liga, Real Madrid nuk po jep të njëjtin rezultat në Champions League.
Në 2 ndeshjet e para ka marrë vetëm 1 pikë dhe mbyll grupin. Në këtë mënyrë Zinedine Zidane po mendon që të forcojë ekipin që në janar. Christian Eriksen, i cili prej kohësh është një objektiv i madrilenëve mund të afrohet që në janar, sipas asaj që shkruan gazeta “Marca”.
Marrëveshja e mesfushorit me tipare sulmuese me Tottenham është e vlefshme deri në Qershor të 2020 dhe nëse Spurs duan të përfitojnë para duhet ta largojnë në merkaton e dimrit.
Një alternativë tjetër është Donny van de Beek, mesfushori 22-vjeçar i Ajax. Van de Beek është një dëshirë edhe e Manchester United e Tottenham, kështu që Real Madrid duhet të kalojë konkurrencën për këtë futbollist që vlen të paktën 50 milionë euro.
