Categories Lajme

Numri i v.ikt.imave nga rrëzimi i aeroplanëve ra për 50% më 2019-ën

Numri i personave të vdekur si pasojë e rrëzimit të aeroplanëve komercialë ka rënë për më shumë se 50 për qind, është thënë në studimin mbi industrinë e aviacionit. Vitin e kaluar, 257 persona është raportuar të kenë vdekur, në krahasim me 534 më 2018, ka thënë kompania e aviacionit, To70. Kjo shifër është regjistruar pavarësisht rrëzimit të aeroplanit 737 Max të kompanisë Boeing në Etiopi në muajin mars. Ky numër reflekton një trend të përgjithshëm të uljes së numrit të viktimave, pavarësisht pse udhëtimi ajror është rritur shumë. Më 2019 kanë ndodhur 86 aksidente që kanë përfshirë aeroplanë komercialë të mëdhenj, duke përfshirë tetë incidente me fatalitet, përkatësisht 257 viktima, ka thënë kompania holandeze e aviacionit, To70. Të 157 personat e vrarë si pasojë e rrëzimit të aeroplanit të kompanisë Ethiopian Airlines në muajin mars, kanë rritur më së shumti shifrën vjetore. Sipas raportit, një aksident me aeroplan të madh komercial ka ndodhur për çdo 5.58 milionë fluturime të realizuara me sukses, shkruan “Rel”. Andaj viti i kaluar është konsideruar “një prej viteve më të sigurta për sigurinë e aviacionit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME