Categories Lajme

“Numri në rënie”/ Di Maio falenderon vendet që i erdhën në ndihmë Italisë

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ka falenderuar edhe një herë të gjitha vendet, që i kanë ardhur në ndihmë Italisë në luftën kundër koronavirusit. Përmes një postimi në Facebook, Di Maio thotë se pavarësisht se numri i rasteve të reja ka rënë, personeli shëndetësor vijon të punojë i palodhur duke pushuar vetëm pak orë në natë.

Ai bën me dije se janë mbi 330 mjekë dhe infermierë të dërguar nga vendet e huaja. Në listën e shteteve që Di Maio falenderon, vendi ynë renditet i pari. Kujtojmë se Shqipëria ka dërguar 90 personel mjekësor drejt Italisë, për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19.

Postimi i plotë:

Mjekët, infermieret dhe punëtorët socio-shëndetësor po punojnë turne masakruese këto javë për të shpëtuar jetë.
Këta njerëz po pushojnë vetëm pak orë në natë, edhe sepse ditët e fundit ka rënë numri i personave të infektuar, ka ende kaq shumë punë për t’u bërë.

Për t’i dhënë mbështetje grave dhe burrave që punojnë në spitalet tona po dërgojmë personel shëndetësor nga jashtë. Deri më sot janë mbi 330 mjekë dhe infermierë të dërguar nga vendet e huaja, që po ndihmojnë forcat tona të bardha. Disa prej të cilëve janë shpërndarë në spitalet në terren, të cilat janë në gjendje të akomodojnë mbi një mijë pacientë.

Shqipëri Kina Kubë Gjermani Norvegji Poloni Katari ,Rumani Rusi Tunizi Ukrainë SHBA

Përveç këtyre vendeve, të gjitha shtetet tjera që na kanë dhënë maska dhe shumë pajisje tjera shëndetësore. Faleminderit shumë, nuk do t ‘ i harrojmë kurrë këto gjeste.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME