Categories Kulture

“Nusja dhe shtetrrethimi” mirëpritet në VIENNALE të Austrisë

Në Vjenë, në kuadër të ciklit “O Partigiano” që po transmetohet gjatë festivalit të filmit VIENNALE, u shfaq filmi shqiptar “Nusja dhe shtetrrethimi”.

Një interes tejet i madh i publikut vjenez u vu re akoma pa filluar filmi. Regjisorë, aktorë, njerëz të artit, kulturës e letrave vjeneze mbushën sallën ku të pranishmit u përshëndetën nga vetë krijuesit e filmit, skenaristja Helena Kadare, regjisori Kristaq Mitro si dhe nga Drejtoresha e Arkivit të filmit shqiptar, Iris Elezi.

“Nusja dhe shtetrrethimi” prodhim i vitit 1978, ishte përzgjedhur për të qenë pjesë e programit të filmave europianë, që trajtojnë Luftën e Dytë Botërore.

Me muzikë të muzika Kujtim Laros, në role janë Rajmonda Bulku,  Llazi Serbo, Thimi Filipi, Sotiraq Bratko,  Kastriot Çaushi, Gjergj Lala, Marta Burda, për të vijuar dhe me aktoret Behije Çela, Pavlina Mani, Zyliha Miloti, Vitore Nino, etj.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME