Nje familje me tre anetar ne Fier ka rezultuar dje pozitiv me COVID-19 pas marrjes se tamponit. Familja jeton ne lagjen “Liri Gero” ne pallatet parafabrikat ne Fier. Mesohet se nusja e shtepise, e cila eshte ne muajin e tete te shtatezanise ka shkuar ne Tirane dhe ka vizituar familjen e saj te cilet kane qene me Covid-19 . Ky takim me familjaret e saj ne Tirane i ka kushtuar edhe infektimin e familjes ne Fier.
Gruaja eshte shtatezen dhe eshte kthyer ne Fier dhe ka infektuar djalin e saj 2 vjecar dhe vjerren 70 vjecare. Bashkeshorti i saj nuk ndodhet ne Shqiperi pasi jane rezidente ne Suedi. Edhe gruaja jetonte ne suedi por per shkak te bllokomit te levizjes nuk ka mundur dot te kthehet atje. Sot jane kryer desinfektime ne kete pallat si dhe jane marre tamponet per 5 familje te tjera. ky eshte rasti i pare me COVID-19 pas nje periudhe qetesie rreth 15 ditore. Me rastet e sotme shkon ne 40 numri i te prekurve me COVID-19 ne Fier, tre prej te cileve kane nxerruar jete.