Categories Lajme

Nxiste të huajt të investonin në kriptovaluta, arrestohet 30-vjeçari në Spille (EMRI)

Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar i cili akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal që nxiste të huajt ë investonin në kriptovaluta me qëllim përfitime ekonomike.

Mësohet  se bëhet fjalë për shtetasin Jusel Mici nga Spilleja.

Njoftimi:

Tiranë/Punë intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë operacioni policor i koduar “Sunday”.

Vihet në pranga një 30-vjeçar i kërkuar për mashtrim kompjuterik, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuaruar kriminal.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Sunday”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Spille, u bë lokalizini dhe arrestimi i shtetasit J. M., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar 30-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, e kryer në bashkëpunim dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

30-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, mashtronin shtetas të huaj duke i garantuar atyre, përfitim të menjëhershëm ekonomik kundrejt investimeve, dhe duke i bindur ata të investojnë në kriptovaluta.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Lushnjë, 30-vjeçari përplaset nga një makinë! I riu në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ra në kontakt me energjinë teksa po punonte me panelet diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

Një ngjarje e rënde ka ndodhur dje ne Koplik te Shkodres ! “Informacion paraprak/Rreth orës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshi në aksidentin ku humbi i jetën 16-vjeçari, arrestohet i riu në Fier

Është vënë në pranga 30-vjeçari që u përfshi në aksidentin e djeshëm në Cakran të…

LEXO ME SHUME