Categories Lajme

“O fytyrë m*t, pe*rast”, i hiqet licenca dentistit që i prishi dhëmbët dhe kërcënoi me vdekje pacientin italian

Në 12 Shtator, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi një problemtikë të një shtetasi italian me një stomatolog shqiptar. Luka Karta (Luca Carta) me rekomandimin e një italiani tjetër erdhi në Tiranë për të vendosur dhëmbë me metodën e implantologjisë në klinikën “Todri Dent” me mjek stomatolog David Todri. Italiani e pagoi mjekun stomatolog me 4500 Euro në dorë dhe pas 1 jave qëndrimi në Tiranë, u largua. Atje vuri re, se njëri implant ra dhe nisi t’i shkruajë mjekut.

Pasi u konsultua e u lidh me një mjek italian, ky i fundit konstatoi, se punimi i bërë nga David Todri, ishte jo cilësor dhe me shumë probleme.

Pacienti italian Luka Karta: Unë punoj si shofer autobusi dhe një pasagjer më tha, se një miku i vet njihte një dentist të mirë në Tiranë.Unë kisha nevojë për implantologji. Epo mirë, thashë. Kur kisha gati paratë, telefonova këtë italian dhe më dha numrin e telefonit të David Todrit, stomatologut. Qëndrova 1 javë në Shqipëri dhe e pagova 4500 euro në dorë.

Nuk më dha faturë, sepse duhej të ritkhehesha në Shtator përsëri dhe atëherë do të më jepte faturën prej 7 mijë Euro në total. U ktheva për të punuar në Irlandë dhe dakord, pak dhimbje në fillim, por shiko, implanti ishte infektuar..Dua të gjitha paratë e mia mbrapsht, paratë për riparimin, që i kam bërë dhëmbëve këtu dhe dëmshpërblim.

Në bisedat, që ka bërë pacienti me mjekun shqiptar, ky i fundit e fyen rëndë dhe e kërcënon se do ta vrasë.

Luka Karta: Unë e telefonova dentistin David Todri dhe po i kërkoja shpjegime dhe më tha, që nuk vdes askush, pse ra një dhëmb.Po i  shpjegoja, se ai nuk ka punuar mirë me strukturën e dhëmbëve. M’u kthye keq, më tha fjalë shumë fyese, kërcënime shumë të rënda. I dëgjove audiomesazhet, që më ka nisur?

David Todri, stomatolog: O fytyrë m…! O pe…! E di, se çfarë do të të bëj, po të erdha ty? Do të të fus…në gojë! Përse ke frikë”?

Emisioni Stop shkoi pranë klinikës dentare Todri, por askush nuk doli. Por gazetari i Stop pati një bisedë telefonike me stomatologun David Todri.

Stomatologu David Todri: Ik, mos më merr mua në telefon, ti! Mbylle…!

Më pas, emisioni investigativ “Stop” iu drejtua Urdhrit të Stomatologut. Alban Peca, Sekretar i Përgjithshëm në USSH, thotë, se Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë, Dega Fier-Berat ka përjashtuar dhe i ka hequr licensën stomatologut David Todri, duke i kërkuar të bëjë rikualifikim.

Alban Peca: Sipas informacioneve që më janë përcjellë nga Komisioni Disiplonor i Këshillit Rajonal Fier-Berat, janë bërë 2 gjykime disiplinore. Në fazën e parë është trajtuar e përgjithshmja e të gjithë konfliktit se ku donin të dilnin palët në këtë proces dhe për dëmin që i pretendohet se është shkaktuar. Është caktuar dhe eksperti që do të bëjë dhe hetimin administrativ të çështjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME