Categories Showbiz

“O i fëlliqur!” “Na shkatërrove një çift”- Mori mallkime dhe ofendime nga fansat e Beatrix Ramosajt, reagon për herë të parë Salsano Rrapi: Ta quajmë “Big Kanibal” filmin e ri

Aktori i humorit, Salsano Rrapi ka reaguar për herë të parë pas komenteve të bëra për batutën e tij me Ermal Mamaqin brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Shakaja e bërë nga dyshja se gjatë xhirimeve të filmit të ri “Beatrix Ramosaj do vritej”, nuk është pritur mirë jo vetëm nga partnerja e Donald Veshajt, por me sa duket edhe nga fansat e saj.

Përmes disa postimeve në Instagram, së pari ai ndau me ndjekësit disa mesazhe që ka marrë nga fansat e Beatrix Ramosajt, të cilët kanë shpërthyer në ofendime dhe mallkime ndaj tij.

“Kam vdenosur të postoj të gjitha mesazhet “dashamirëse” që më vijnë në insta, për shkak të batutës time në filmin e Ermal Mamaqit.”, shkruan Rrapi në storyn e parë të shpërndarë.

Ndërsa në storyt pasardhëse ai ka shpërndarë disa nga mesazhet e marra.

“Sa njeri i felliqur edhe pse nuk te njihja pare se kush je dhe s’me intereson arrite ne nje nivel te nje njeriu te shpifur, deri kur s’do ndaloni ti lendoni nierzit me batutat e felliqura e dashakegese, shkoni te ftuar ne nie vend dhe vazhdoni te lendoni njerez akoma!!! Vrisni nenen tuaj, motren tuaj, gruan apo vajzen tuaj nese “keni” he shiko a do lendohen nga plumbi yt kaq di te them ty !!!!”

“Ti zotri i shpifur edhe aj Ermal shpifani ne ket mosh madhore me gju kunja per dy te rinje, the se nuk jeni kan kurr te rinje ju e skeni pas ndjenja, turp duhet me ju ardh dyve skeni pas nevoj as me shku bilemi po jeni hi ne bbv me qellim mi fol ato fjal per me qrregullu Donaldin e me grit Ilirin marre ju koft”

“Cfarë bere na e shkaterrove nje cift të lumtur tani”

“Ti q*ft bota fmit e vaizat ngofse ke o geros i k**it o gay o en, se as nuk te njof se aka familje ke, me batutat e k**it te tuat ge as humor nuk din kur duhet me bo, i bon keg tjeter kujt o kina e rusia familjen ta q*ft, se beatrixa as edhe nji faj nuk e ka.”

Më pas në një video të shpërndarë ai ka ironizuar të gjithë reagimet dhe mesazhet e marra, duke i bërë një ofertë Ermal Mamaqit të bëjnë një film dhe ta quajnë “Big Kanibal”.

“Kjo video është për ty Ermal Mamaqi. Duke qenë se je regjisor edhe po bën edhe filma kohët e fundit. Kam një oferë për ty: Po sikur të bëjmë bashkë një film, të kemi të dy një rol. Ky filmi të jetë horror. Ti të jesh kanibal edhe unë jam një njeri që jam i mbyllur në shtëpi. Ti nga inati vjen hyn në shtëpi dhe më masakron mua, më çan barkun, mëlçinë, shpretkën, zorrët, mi nxjerr përjashta dhe në fund më merr zemrën edhe e ha.

Dhe pastaj në fund janë të gjithë të lumtur që ti më ke ngrënë mua dhe unë kam vdekur. Këtë film ta transmetojmë në të gjitha kinematë që ka Shqipëria dhe të ftojmë të gjithë fansat e Big Brother, do jenë të kënaqur besoj të gjithë me vdekjen time. Ta qujamë “Big Kanibal”. Dhe pastaj do të pimë kafe të dy përjasha dhe do të shofim se si do kënaqen njerëzit kur të dalin nga kinemaja duke parë ngrënien tënde dhe vdekjen time. Oferta është e hapur.”, u shpreh ai gjatë videos.

Kushërira e Beatrix, Anxhelina Hadërgjonaj zbuloi se gjëja që e ka mërzitur Beatrixën ishte ‘batuta e aktorit, Salsano Rrapi, me thika dhe vrasje dhe gjithashtu të qeshurat e banorëve të tjerë’.

“Ermal sepse siç e the dhe vet jemi miq, dhe ta siguroj nuk eshte prek nga permendja e personave te tret sepse Trixes i jan fut parashuta me te tilla provokime dhe nuk ka reaguar, sepse nuk i intereson) Por eshte prekur nga batuta palidhje e Zotri Salsanos(per vrasje e therje) dhe te qeshurat histerike te banoreve qe ajo i konsideronte shume te afert. Ti e fillove po u perkeqesua nga te tjeret qe qeshin akoma me humor te 95′. Kaq! Trixa ka te drejten e te gjith botes te merzitet e te mari fare vendimi te doje sepse boll ka toleruar”, ka shkruar ajo.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME