Categories Lajme

“O Muçi, ku ta marr faturën?”/ Rrëfehet tregtarja nga Saranda: Rigonin e mbledh me burrin, s’mund t’i them malit …

Në hyrje të tregut të fruta-perimeve në Sarandë, që prej 35 vitesh, ndodhet një figurë që është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së qytetit: Bardha Nesturaj.

E njohur për buzëqeshjen dhe sinqeritetin e saj, Bardha është kthyer në simbolin e punës së ndershme e të palodhur, duke ruajtur me përkushtim traditën familjare të tregtisë që nisi në vitin 1990 bashkë me prindërit dhe vëllezërit e saj.

Pak ditë më parë, ajo u bë virale në rrjetet sociale dhe në media pas një përplasjeje verbale me një inspektor tatimor, i cili i kërkonte faturë për rigonin që ajo vetë e kishte mbledhur në mal. “Kujt t’ia marr faturën për çajin që mbledh në mal, gurëve të malit?”, – thotë ajo me një buzëqeshje që fsheh lodhjen, por jo krenarinë.

Pavarësisht se ka mbaruar universitetin, Bardha zgjodhi të qëndrojë në treg. “Kam 35 vite me këtë punë. E kam nisur që fëmijë, bashkë me familjen. Sot jam vetëm unë që e vazhdoj. Mbaj familjen, rris djalin që studion në Fakultetin e Drejtësisë, kujdesem për burrin dhe për vëllanë që ka kaluar një operacion në zemër”, rrëfen ajo.

Puna e saj në treg është e vetmja burim të ardhurash për familjen, dhe gjithçka e mbulon me të: qiranë e shtëpisë, librat e shkollës, detyrimet për vëllain. Thotë se është në rregull me taksat dhe i respekton rregullat e shtetit, por nuk e di ende si klasifikohet: “Tregtar ambulant, biznes i vogël apo i mesëm? As vetë nuk e di.”

Shpreh paqartësinë për kërkesat e reja të qeverisë për faturat dhe etiketimin e çdo produkti. “Unë nuk mund të jem si supermarket. Klienti më ikën nëse e vonoj për një kupon. S’kam kushtet. Nëse duan kasë, do kenë kasë. Vetëm të vijnë njëherë në ditë me shi, jo gjithmonë me diell, e pastaj flasim për letra e kupona.”

Rigonin, çajin dhe produktet e tjera i mbledh në natyrë, me duart e saj dhe të bashkëshortit, në male. “Janë gjëra bio, të freskëta, pa kimikate. Nuk e di ku ta çoj më këtë pyetje për faturën. Mali s’më jep faturë”, përsërit me një ton që përzien humorin me revoltën./ News24

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME