Categories Lajme

“O plehrë”, “ik, ik!”/ Përplasje të forta mes të rinjve dhe Lulzim Bashës, truprojat ‘fusin’ në lokal kreun e PD-së

Takimi i Lulzim Bashës me disa gra demokrate është pritur me protesta nga një grup të rinjsh të FRPD-së. Ata i kanë bërë pritë Bashës përpara një lokali në zonën pranë RTSH-së.

Kryedemokrati ka arritur që të hyjë brenda në lokal, ku ka nisur takimi me rreth 30 minuta vonesë.

Të rinjtë e FRPD-së thanë se është e papranueshme mbushja e takimeve që nuk kanë asnjë lidhje me forumet e PD-së. Basha u prit me thirrjet: Edi Basha, o plehrë , ik, ik, ik!

” Ai plehra është izoluar aty brenda! Ata të rinj që ka aty brenda nuk i kemi parë në FRPD, Basha pretendon se po bën takim me forumin rinor të PD, ja ku janë në të vërtetë të rinjtë e FRPD-së. Për atë plehrë kam humbur shkollën, kam bërë burg, kë godet ai demorkatët godet?

Unë humba shkollën për shkak se u procedova penalisht që ai të bëheshe kryeministër. Basha e ka zakon të fshihet pas truprojave të tij”, u shpreh i riu Arbër Kola.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME