Ish-presidenti Barak Obama ka vizituar Shtëpinë e Bardhë në 12 vjetorin e Aktit të Kujdesit Shëndetësor. Gjatë fjalimit nuk kanë munguar edhe gafat, për të cilën Obama tha se ishte shaka, pasi e quajti Biden zëvendëspresident.
Barack Obama i është referuar presidentit Joe Biden si zëvendëspresident gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti i 44-t tha se po bënte shkaka, megjithëse komenti i tij u pa si gafë.
Obama: Zëvendëspresidenti Biden…. Ishte një shaka..(qesh)
Obama: Presidenti im, Joe Biden, zëvendëspresidentja Harris. Është e këndshme të rikthehem në Shtëpinë e Bardhë pas një periudhe, kam dëgjuar për disa ndryshime që janë bërë nga presidenti krahasuar me kohën kur isha unë.
Presidenti Biden vijoi shakanë, ndërsa foli nga foltorja duke e quajtur veten zëvendësin e Obamës.
Biden: Emri im është Joe Biden, unë jam zëvendëspresidenti i Barak Obamës dhe unë jam burri i Jill Biden. Unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv dhe Obama erdhi për të na kujtuar. Mikrofoni është shumë i nxehtë.
Ish-presidenti vizitoi Shtëpinë e Bardhë për 12-vjetorin e Aktit për shërbimin shëndetësor, i cili njihet edhe si Obama Care.
