Categories Lajme

OBSH-së jep lajmin e madh: Shqipëria do ta marrë ilaçin kundër COVID-19

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Gerald Rockenschaub, është shprehur se Shqiëpria do të marrë ilaçin kundër COVID të prodhuar nga Merk dhe Pfizer, nëse ky medikament miratohet nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

Ai tha se edhe procesi i shpërndarjes së këtij antivirali do të bëhet njëlloj si me vaksinat.

“Ne duhet të shohim si do ecë ky proces pasi për momentin ka disa prova klinike që janë premtuese, por ende nuk është marrë miratimi nga FDA. Megjithatë duhet parë edhe kapaciteti për t’u prodhuar, siç ndodhi me vaksinën që kishte mangësi në fazën e parë dhe që tashmë u kapërcye.

Ajo do të bëhet e disponueshme përmes distributorëve farmaceutike në tregun global, por nëse rezulton shumë efektive për trajtimin e sëmundjes mund të vihet në punë mekanizmi përmes Covax i cili lehtëson sh[ërndarjen e këtij medikamenti”, tha ai për Tv Klan.

Rockenschaub foli edhe për vaksinën Sinovac, për të cilën tha se është efektive dhe e sigurt, ndaj është listuar për përdorim emergjent.

“Duke qenë se Kina dhe India janë prodhuesit më të mëdhenj në botë, Sinovak sipas OBSH është efektive dhe e sigurt, ajo është listuar për përdorim emergjent dhe është një opsion shumë i mirë për shoqërinë për ta përdorur”, u shpreh përfaqësuesi i OBSH-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME