Categories Lajme

OFL, Gjykata e Posaçme i kthen makinën e blinduar Lulzim Berishës

Gjykata e Posaçme liron nga sekuestroja dhe i kthen automjetin e blinduar BMW të Lulzim Berishës. Makina e blinduar e Berishës u sekuestrua nga SPAK në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit (OFL) më 4 shkurt të këtij viti. Vendimi për sekuestrimin e automjetit të blinduar të Berishës u kundërshtua nga avokati Detar Hysi i cili deklaroi se të ardhurat për blerjen e sendit janë të deklaruara dhe bëri me dije se do të ankimonte vendimin.

Bashkë me formularin avokati mbrojtës i Berishës dorëzoi edhe një dokument të lëshuar nga kadastra e Durrësit ku rezultonte se nuk ka asnjë pronë të regjistruar pranë zyrës shtetërore.

Lul Berisha, një nga emrat më të përfolur të botës shqiptare të krimit, u lirua me kusht nga Gjykata e Apelit të Durrësit. I cilësuar si ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, u lirua pasi sipas avokatit mbrojtës ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Berisha u ndalua në vitin 2006 në Maqedoni dhe ndaj tij kanë rënduar akuzat për disa vrasje gjatë viteve 1998-2000. I dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, i reduktuar më pas me 25 vjet heqje lirie, Lulzim Berisha, 5 vitet e mbetura nga dënimi do ti kalojë si dënim me kusht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME