Categories Lajme

Meta kujton ditën e lindjes së At Gjergj Fishtës

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar ditën e lindjes së poetit të shquar At Gjergj Fishta, duke shkëputur edhe vargje nga veprat e tij, dhe jep mesazh të fortë për situatën aktuale politike në vend. “Padre Fishta fshikulloi si rrallëkush politikanët mercenarë e të korruptuar që minonin interesat kombëtare për përfitime personale, duke na lënë amanet për të qenë gjithmonë të vëmendshëm në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe të shtetit nga çdo kërcënim”, shkruan Meta. Teksa thekson se Fishta jetësoi vlerat e Rilindjes sonë Kombëtare, Meta e quan një mesazh aktual thirrjen që përcjell vepra “Lahuta e Malësisë”, ku poeti idealizoi dhe kërkoi shqiptarin e përjetshëm, heroin dhe misionarin e kombit që duhet të ndërmarrë impenjime shoqërore konkrete.

“Ky është një mesazh që edhe sot mbetet më i fortë dhe i vlefshëm se kurrë: Të punojmë vetëm për të mirën dhe të ardhmen e ndritur të Shqipërisë”, thekson Meta në rrjetet sociale.

POSTIMI: “O Perëndi, a ndjeve? Tradhëtarët na lanë pa Atdhe, E Ti rri e gjuan me rrufe Lisat n’për male kot…”

Si sot, 149 vite më parë lindi Epiku ynë më i madh, poeti i shquar At Gjergj Fishta, një nga figurat më të ndritura dhe më mbizotëruese të letërsisë shqipe, shprehësi më i fortë i idealeve atdhetare dhe demokratike, i cili jetësoi vlerat e Rilindjes sonë Kombëtare. Figurë qendrore e veprimtarisë politike, artistike, klerike dhe diplomatike, roli dhe kontributi i tij ishin dhe mbeten gurthemel i rëndësishëm i vetëdijes shqiptare.

Spikat veçanërisht roli i tij thelbësor në Kongresin e Manastirit ku u unifikua Alfabeti i Gjuhës Shqipe, me një angazhim të vyer për Pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit modern shqiptar, deputet, anëtar i delegacionit në Konferencën e Paqes në Paris, i angazhuar për njohjen diplomatike të Shqipërisë, gjithmonë në ballë të lëvizjeve për mbrojtjen e interesave kombëtare.

Edhe pse i përkushtuar ndaj një besimi, për të Shqiptaria ishte misioni më fisnik i kombit, që na e la trashëgimi dhe prej së cilës ne frymëzohemi edhe sot. At Gjergj Fishta me kryeveprën e tij “Lahuta e Malësisë” dhe me gjithë krijimtarinë e jashtëzakonshme, pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare, idealizoi dhe kërkoi shqiptarin e përjetshëm, heroin dhe misionarin e kombit që duhet të ndërmarrë impenjime shoqërore konkrete.

Ky është një mesazh që edhe sot mbetet më i fortë dhe i vlefshëm se kurrë: Të punojmë vetëm për të mirën dhe të ardhmen e ndritur të Shqipërisë. Padre Fishta fshikulloi si rrallëkush politikanët mercenarë e të korruptuar që minonin interesat kombëtare për përfitime personale, duke na lënë amanet për të qenë gjithmonë të vëmendshëm në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe të shtetit nga çdo kërcënim, që aq mjeshtërisht e ka shprehur në vargjet:

“Ju rrugaca sallahana ,vagabonda shakllabana, rricna t’ndyet, mikrobe të kqi, qi të mjerës moj Shqipni, kthelltë hi i, keni në mushkni, pa dhimbë gjakun tuj ia pi, por der kur, bre batakçi! Bre coftina, kalbe mbi dhè, der kur ju, tu tallë npër ne, do t’na qelbi fis e Atdhè?” 🇦🇱

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME