Categories Lajme

Gratë naftëtare-Edi Ramës: Ky është kushti që ne të lëmë grevën

Naftëtarët e Ballshit i janë përgjigjur edhe një herë në formë të prerë kryeministrit Rama: Nuk dalim që këtu nëse nuk na kalohen pagat, buka e fëmijëve! “Ne nga greva nuk dalim. Kushdo që të vijë këtu, rrugën e ka të hapur. U bëj thirrje të gjithëve, ne nga greva nuk dalim.

Nuk bëjmë presione, duam pagat. Kur të shoh që fëmija im do vejë të blejë bukën, unë e ndërpres grevën urgjentisht,” thotë një prej tyre. Kryeministri, shton grevistja, të shkojë në administratën e uzinës e të hidhen lekët e prapambetura.

“..dhe unë të iki në punë. Nuk kemi bukë për fëmijët o motra..”

Nga ana tjetër, naftëtare të tjera shprehen se kreu i qeverisë ulet në kafe e shkruan në rrjetet sociale, ndërsa duhej të ishte duke shkuar pranë tyre e t’u plotësonte kërkesat që të dalin. Kryeministri Rama, në një postim të radhës në rrjetet sociale, u bëri sërish thirrje naftëtarëve që të lënë grevën dhe të flasin. “Unë jo vetëm nuk po hesht por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë: Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë,” shkroi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME