Categories Lajme

Oh Zot mba dorën, 27 vjeçarja shqiptare humb jetën para lindjes, mjekët arrijnë të shpëtojnë bebin

Një 27-vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë në spitalin e Gjilanit gjatë mbrëmjes së djeshme. Ajo ishte dërguar në spital thuajse pa shenja jete nga ana e familjarëve të saj. Foshnjën kanë arritur që ta nxjerrin të gjallë nga barku i nënës mjekët e klinikës emergjente në këtë spital. Gjendja e foshnjës raportohet të jetë e stabilizuar pas lindjes.

E ndjera po priste ditët e fundit për të sjellë në jetë foshnjën e gjinisë mashkull, por situata u komplikua në orët e para të pasdites së djeshme. Mësohet se 27-vjeçarja kishte pasur marramendje dhe me simptoma të tilla u dërgua nga familjarët për në spitalin e Gjilanit. Rrugës për në spital, gjendja shëndetësore e saj u përkeqësua edhe më shumë. Për ngjarjen, detaje për Gazetën Express, ka dhënë drejtori i spitalin Rajonal të Gjilanit, Nysret Hajrullahu. Ai ka deklaruar se për fat të keq nëna ka vdekur, por doktorët kanë arritur që të nxjerrin të gjallë foshnjën nga barku i nënës.

Mjeku tha: “Fëmija u nxor i gjallë nga barku i nënës. Ajo erdhi tek ne pa parametra vital. Fëmija ende kish pas ritëm, mjekët menjëherë e kanë reanimuar dhe kanë arritur që ta mbajnë në jetë foshnjën e gjinisë mashkullore. Shtatzëna në spital ka ardhur pa parametra vital, pa shenja jete. Kirurgët në Klnikën Emergjente të gjithë menjëherë kanë intervenu, por fatkeqësisht nuk mundi që të mbijetojë”. Drejtori i spitalit tha se nuk dihet shkaku i v.dekjes së 27-vjeçares. Familja e së ndjerës nuk kanë pranuar që t’i bëhet autopsia, e për këtë shkak nuk mund të përcaktohen shkaqet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME