Gazetarja shqiptare, Sonila Meço, ka zgjedhur që përmes disa fjalëve prekëse të falënderojë Kosovën për krejt mbështetjen që po ia jep Shqipërisë, pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin mëngjesin e sotëm. “Oj Kosovë, oj loçkë! Të du me shpirt, se shpirtit të kombit po di t’i japësh frymë! Mendjes së kombit mend”!
“E duam edhe njëri-tjetrin më shumë kur ti na do kaq bukur”, shkruan Meço në postimin e saj në Facebook. Si pasojë e tërmetit shkatërrimtar, deri tani regjistrohen 22 viktima dhe mbi 600 të plagour.
