Categories Lajme

Prenci: Pallati në Thumanë ishte shpallur i pabanueshëm, Prokuroria duhet të kishte nisur hetimet

Shemsi Prençi ish-Drejtor i Emergjencave Civile i ftuar në studio e ABC News në një bisedë me gazetarët Juli Xhokaxhi dhe Endri Xhafo tha se Prokuroria e Përgjithshme sot duhet të ishte në Thumanë.

Sipas Prençit pallati që abcnews.al ka publikuar ditën e sotme ndërsa shembej më herët është shpallur si i pabanueshëm. Ky pallat sipas Prençit është shpallur i pabanuar pas tërmetit të 21 qershorit ndaj për këtë Prokuroria duhet të nisë hetimin.

“Ky pallat ka qenë i shpallur i pabanuar ,madje është bërë edhe vlerësimi. Nëse ka një vend që s’duhet të ketë struktura operacionale por duhet të ketë strukturat e Prokurorisë së përgjithshme. Prokurorja e Përgjithshme duhet të jetë sot në Thumanë me ekipin më të mirë të prokurorëve pasi pallati ka qenë shpallur i pabanueshëm”, tha ish-drejtori i emergjencave civile.

Ndërkohë kemi parë se si sot, nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit, janë shënuar viktima nga shembja e këtij pallati i cili ishte shpallur më herët si i pabanueshëm./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME