Të mbahen të kontrolluara ndryshimet e klimës, ishte ky qëllimi i marrëveshjes së Parisit në Dhjetor të vitit 2015.
Tre vjet e gjysmë më vonë, angazhimet e bëra nga shtetet nuk janë më të mjaftueshme për të mbajtur nën kontroll ngrohjen globale (nën 2 gradë).
Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, i cili ka thirrur në OKB për të hënën një takim klimaterik, ka ngritur alarmin, një alarm që, nëse nuk dëgjohet, do të jetë paralajmërimi i Kasandrës.
“Ju nuk mund të bëni shaka me natyrën,- than ë Twitter Guterres – sepse natyra, si përgjigje, godet dhe është një problem serioz”.
Një hulumtim nga një ekip i shkencëtarëve francezë, i cili do të kontribuojë në raportin tjetër të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës (IPCC), sugjeron që temperaturat do të rriten edhe më shumë sesa pritet.
Sipas të dhënave më pesimiste, me një model ekonomik ende të bazuar në karburantet fosile, rritja globale e temperaturave në vitin 2100 do të arrinte në 7 gradë në krahasim me epokën paraindustriale.
Zhvillimi i energjive të rinovueshme mund të kontribuojë në dhënien fund të fenomenit, por në hapa të vegjël. Sipas Bloomberg, në vitin 2018, energjtë e ripërtëritshme gjeneruan pothuajse 13% të energjisë elektrike në botë, duke shmangur emetimin e dy miliardë ton CO2. Në të njëjtën kohë, megjithatë, emetimet e karburanteve fosile janë rritur me gati 2 përqind, duke arritur në 33 miliardë ton.