Nuk kanë fund lajmet e mira për Barcelonën. Pas fitores 5-2 në shtëpi kundër Valencias, klubi katalanas ka marrë një tjetër sinjal pozitiv në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund. Ylli i skuadrës, Lionel Messi është rikthyer në stërvitje me grupin.
“Pleshti” argjentinas ka zbritur në fushë pas thuajse tre javësh, duke sjellë optimismin në ekip. Por, pavarësisht kësaj, prania e tij në Gjermani mbetet thuajse e pamundur.
Katalanasit do të stërviten përsëri të hënën para se të udhëtojnë drejt Dortmundit. Pjesë e grupit pritet të jetë edhe Messi, por mbetet në dyshim nëse do të ketë minuta në këmbë.