Categories Showbiz

Olimpia: Ermali më thirri në një takim…

Këngëtarja tregon si u bë pjesë e televizionit

Ajo u shpall “Miss Bjeshka” në vitin 2016, ka qenë vokaliste e një grupi rock dhe ka spikatur me zërin e saj në programin “Xing me Ermalin”, në Tv Klan. Bëhet fjalë pikërisht për këngëtaren Olimpia Smajlaj.

Ajo ka eksperimentuar në shumë fusha dhe sot e ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, Olimpia tregoi se skulptura dhe piktura në veçanti janë pasione të saj.

“Sapo gjej ekspozita hapur, shkoj edhe i vizitoj. Madje kur ka piktura që më prekin, mundohem të bëj një rikrijim timin”, tha këngëtarja.

Gjatë emisionit ajo gjithashtu rrëfeu se si u bë pjesë e televizionit.

“Rastisa në vendin e duhur, në momentin e duhur. Në atë kohë pati një ndërrim të këngëtares dhe po kërkonin për një tjetër. Unë i njohja djemtë e orkestrës dhe sapo kisha postuar video live teksa këndoja, ata e panë, ia dërguan Ermalit dhe ai më thirri për një takim. Kështu vazhdoi. Nuk e kisha menduar që do rritej fama, por e pashë si një mundësi pune. Unë vazhdoj të këndoj ende dhe ky është momenti që dua të bëj një kapërcim sepse gjithnjë kam qenë me grupe dhe tashmë dua të dal si solo artist. Kam qenë me grupe rroku që 13 vjeç dhe tashmë do doja të provoja gjëra të reja”, tregoi Olimpia./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME