Categories Lajme

Ar.restohen shqiptarët që dërgonin emigrantë në Angli (Emrat)

Pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar gjatë një operacioni të zhvilluar në tre shtete kundër kontrabandimit të emigrantëve drejt Anglisë. Shumica e të arrestuarve janë shqiptarë.

Në një hotel në qytetin Gent të Belgjikës u gjetën 37 emigrantë shqiptarë, të cilët ishin në pritje për të kaluar më pas ilegalisht drejt Britanisë së Madhe.

Drejtuesi i këtij rrjeti është një 29-vjeçar shqiptar, i cili është arrestuar, raporton BBC.

Dymbëdhjetë nga 15 të arrestuarit në total janë kapur në Belgjikë, 2 në Angli dhe një në Gjermani. Hetimi është drejtuar nga autoritetet belge në bashkëpunim edhe me ato britanike.

Dy shqiptarët e arrestuar në Angli, konkretisht në Londër, janë Admir Canaj 38 vjeç dhe Astrit Ramoshi 37 vjeç. Këta të dy ishin përgjegjës për kontrabandimin e emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa emrat e të arrestuarve në Belgjikë dhe Gjermani nuk janë bërë publik.

Emigrantët, që kryesisht janë shqiptarë, paguanin deri në 15 mijë Euro. Grupi kriminal që i kontrabandonte, përdortë një hotel në qytetin belg Gent për t’i strehuar emigrantët përkohësisht, si një zonë tranziti. Më pas, ata do të fshiheshin brenda disa kamionëve transportues me destinacion Britaninë. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME