Categories Lifestyle

Kujdes nga çaji me bustin!

Me ftohjen e temperaturave rritet ndjeshëm edhe konsumi i çajit por ekspertët i kanë bërë thirrje për kujdes pas një studimi. Të dhënat e shkencëtarëve kanadezë nga universiteti McGill në Montreal kanë treguar se disa kompani që tregtojnë çaj përmes paketimit me bustina kanë filluar të përdorin plastikën në vend të materialeve me bazë letre, duke lënë kështu miliarda grimca mikro-plastike në filxhan. Diçka e tillë është mjaft shqetësuese pasi niveli i tyre është më i lartë se plastika e padukshme që mbetet në paketime të tjera, sikundër mund të jenë bidonat e ujit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i kishte cilësuar paketimet e çajrave si të sigurta, por shprehej se ky vlerësim ishte bërë mbi bazën e një informacini të limituar, duke vendosur në dispozicion fonde për kërkime shkencore. Tashmë studimi i fundit mund të ndryshojë situatën në këtë industri. Ekspertët bëjnë thirrje që të ketë një angazhim më të madh të institucioneve që merren me sigurinë ushqimore, ndërsa për konsumatorët këshillohet leximi i etiketave për tu siguruar që bustina e çajit është e përbërë nga një bazë letre nëse ky informacion jepet.

Ende nuk mund të thuhen me siguri dëmet që shkaktojnë këto paketime, por është e qartë se niveli i mbetjeve plastike, ndonëse nuk dallohet me sy të lirë, është më i lartë nga produktet e tjera. Shkencëtarët kanë apeluar dhe kompanitë që të tregiohen të ndërgjegjshme në këtë pjesë dhe ti kthehen metodës klasike të paketimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME