Categories Lajme

“Opera” me PPP, Zot mbaj dorën!

Në një film artistik në kohën e komunizmit ku kujtohej vepra e Çerciz Topullit, këshilltari klerik Abaz, i thotë Jurusunit të Cukuroves(Bimbashi i Gjirokastrës), Zot mbaj dorën se “xhindit” i mbushet mendja dhe e bën. Kjo frazë vjen ndërmend teksa dëgjon ministren bukuroshe edhe kjo e ardhur nga prapa listës së rilindjes, Elva Margariti, se Teatri i Operës dhe i Baletit “ndoshta” duhet privatizuar në të ardhmen.

Në pamje të parë kjo duket si një deklaratë e pafajshme dhe naive e një ministreje dëshirëmirë. Ndërkohë po të kthehesh disa vite mbrapa në kujtesë, ishte paraardhësja e kësaj ministreje që një ditë të bukur u zgjua dhe i tha rastësisht artistëve të Teatrit Kombetar se ai duhej shembur e duhej bërë i ri. Në fillim palët e morën me shaka, por ndërkohë vitet kaluan e shumë gjëra ndryshuan dhe një ditë të bukur i vetmi Teatër Kombëtar i Shqipërisë u shemb. Më vonë në kohën kur u shemb, në betejë dolën peshat e rënda të politikës dhe jo më Ministrja “naive”.

Fakti është që sot ne jemi pa teatër! Po t’i kthehesh kujtesës politike të vendit dhe kronikave të kohës, të vjen ndërmend që një tjetër ministër kulture, ai i viteve 1998-2000, donte të shembte Teatrin Kombëtar dhe të privatizonte Operan dhe Baletin. Në atë kohë atij iu bë e pamundur të përfundonte me sukses projektin e tij , për shkak të protestave të artistëve dhe mungesën e plotefuqishmërisë politike të kohës .Pas 20 vitesh gjërat kanë ndryshuar, sot ai ministër është kryeministër dhe është njeriu më i pushtetshëm politik në 30 vitet e fundit në Shqipëri.

Historia e Teatrit tregoi se ai as nuk harron e as nuk tërhiqet, ndaj le t’i lutemi Zotit t’i mbajë dorën, se ai ka dhënë prova se i mbushet mendja për një gjë dhe e bën, aq më tepër kur mendjen e ka të mbushur plot për më shumë se 20 vjet. Anisa Bahiti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME