Categories Lajme

Operacioni/ 40-vjeçari kërcënonte bashkëshorten se do ta vriste! Policia i sekuestron pistoletën dhe municion luftarak

Një krim në familje është parandaluar në Kamëz, ku një 40-vjeçar ka tentuar të vrasë me pistoletë gruan e tij.

Policia kishte marrë njoftimin se një shtetas kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe e kishte kanosur atë me armë zjarri.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u arrestua në flagrancë shtetasit A. M., 40 vjeç, banues në Kamëz.

“Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë me të cilën ai kanoste bashkëshorten e tij, dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thotë policia.

Njoftimi:

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve profesionale të shërbimeve të Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje, në Kamëz.

Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë, me armë zjarri, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit.

Shërbimet e Sektorit të Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe e kishte kanosur atë, me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u arrestua në flagrancë shtetasit A. M., 40 vjeç, banues në Kamëz.

Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë me të cilën ai kanoste bashkëshorten e tij, dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME