Categories Lajme

Operacioni antidrogë në Fier, sekuestrohen 83 kg kanabis/ Si iu rrezikua jeta policëve nga një mjet që tentoi t’iu bllokonte rrugën (Detajet)

Policia e Fierit ka dhënë detaje për operacionin e ndërmarrë sot, që çoi në sekuestrimin e 83 kg kanabis dhe arrestimin e dy personave.

Të arrestuarit janë Fatjon Gremi, 40 vjeç, Amarildo Xhafa 31 vjeç, ndërkohë është shpallur në kërkim Selami Lushkaj, 39 vjeç.

Ditën e sotme, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në një automjet tip “Ford” që po lëvizte nga Bypass në drejtim të Fierit kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe janë vënë në ndjekje të tij.

“Gjatë ndjekjes së automjetit tip “Ford” që dyshohej se kishte lëndë narkotike, forcat e Policisë janë penguar nga një tjetër automjet tip “Benz”, që i siguronte rrugën automjetit tip “Ford”, i cili ka rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë me manovrat e rrezikshme që kryente për t’i shpëtuar ndjekjes.

Në fshatin Zhavar, Fier, gjatë ndjekjes nga forcat e Policisë, automjeti tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe drejtuesi i tij, shtetasi F. G., 40 vjeç, banues në Fier, ka braktisur automjetin por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, u kap në tokat e këtij fshati dhe u arrestua në flagrancë nga Policia për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit u kap edhe drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi A. Xh., 31 vjeç, banues në Fier, i cili u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.”- njofton policia.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Ford”, u gjetën dhe u sekuestruan 83 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 2 automjetet, tip “Ford” dhe “Benz” dhe 3 aparate celulare.

“Në vijim të veprimeve hetimore, rezultoi se në këtë veprimtari kriminale është i përfshirë edhe pronari i automjetit tip “Benz”, shtetasi S. L., 39 vjeç, banues në Baltëz, Fier, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.”- bën me dije policia.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME