Një sipërfaqe toke është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Bunavi të Vlorës.
Panorama.al mëson se deri më tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre.
Paraprakisht dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.
Zjarrëfikëset kanë mbërritur për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
