Categories Lajme

Operacioni antidrogë në Tiranë, sekuestrohet 48.5 kg drogë në formë çokollatë, 2 të arrestuar

Dy operacione anti drogë me dy të arrestuar është zhvilluar në Tiranë. Drejtori i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika së bashku me kryeprokuroren Elisabeta Imeraj në një deklaratë për media bënë me dije se dy të arrestuarit janë Sami dhe Kevin Qordja.

Atyre u është sekuestuar 48.5 kg drogë në formë çokollate.

“Në mesditën e sotme në senksionin e hetimit të narkotivëve finalizuam dy operacione me sukses, konkretisht në Tiranë pas disa ditëve monitorim, operacioni i koduar “Çokollata”.

Është kryer kontroll në banesën e një 44-vjeçari ku janë gjetur sasi narkotikësh. Në vijim të hetimeve, u arrestuan babë e bir, Sami Qordja dhe djali i tij për trafikim narkotikësh.

312 gramë heroinë, armë gjahu pa leje, peshore elektronike dhe aparat cellular. Dyshohet se ata prodhonin dhe shisnin drogë në zonat e ndryshme të Tiranës.

Ramazan Qordja merrej me shitjen e heroinës pasi e ndante në doza. Vijon puna për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal“, tha drejtori i policisë.

Tiranë, Në përmbushje të një prej prioriteteve të Policisë së Shtetit, atë të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, gjatë mesditës së sotme, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u organizuan dhe u finalizuan me sukses dy operacione policore antidrogë, të koduara “Çokollata” dhe “Tujani”.
Në kuadër të këtyre operacioneve u sekuestruan heroinë e kanabis e përpunuar në çokollate, si dhe armë gjahu pa leje, më konkrektisht:
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi disaditor me metoda speciale të hetimit, të kryer nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, mesditën e sotme, finalizoi operacionin policor të koduar “Çokollata”.
Në rrugën “Rexhep Tarja”, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën në pronësi të shtetasit S. Q. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 160 paketime me lëndë të dyshuar narkotike, të përpunuar në formën e çokollatës, me peshë totale 48.5 kilogramë.
Në vijim të kontrollit është gjetur dhe një armë gjahu pa leje, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet në përdorim të këtij shtetasi dhe dy aparate celulare. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Q., 43 vjeç dhe i djalit të tij K. Q., 19 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Menjëherë pas operacionit të koduar “Çokollata”, bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi disaditor, është organizuar dhe finalizuar operacioni i dytë antidrogë, i koduar “Tujani”.
Në kuadër të këtij operacioni, në zonën e Tujanit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R. Q., 31 vjeç, ku gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 gramë lëndë të dyshuar narkotike të dyshuar heroinë, një armë gjahu, peshore elektronike dhe një aparat celular.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se babë e bir ushtronin veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve, duke e përpunuar lëndën narkotike kanabis në formë çokollate, të cilën më pas e shisnin në zona të ndryshme të Tiranës.
Po nga hetimet ka rezultuar se shtetasi R. Q. merrej me shitjen e lëndës narkotike heroinë, në doza, të cilat i shiste në zonën e Tufinës, në Babrru dhe në rrugën “Mysmlym Keta”. Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, pasi siguronte lëndë narkotike heroinë, në sasi 1-2 kg, e ndante në doza dhe më pas e shiste.
Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e vendosur për të parandaluar dhe luftuar krimin dhe çdo paligjshmëri, në cilëndo fushë që ajo do shfaqet, si dhe për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit. Në këtë kuadër fton qyetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë dhe të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME